26 Prill 2024

Komuniteti i çiklistëve kërkon korsi për biçikleta

Prizren, 30 shtator - EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me komunitetin e çiklistëve të premten ka realizuar performancën “Kërkojmë shtigje për çiklistët”, përmes të cilit aktivitet ka reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e pjesëmarrës së barabartë të çiklisteve/ëve në trafikun që zhvillohet në rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur shtigje të improvizuara, në rrugën “Remzi Ademaj” (afër Urës së Gurit dhe Urës së Arastës),  është theksuar e drejta e  çiklisteve/ëve për qarkullim më të sigurt brenda zonës urbane. 

EC edhe më parë ka ndërmarrë aktivitete në këtë drejtim ngase hulumtimet e viteve të kaluara, në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, rregullisht e patën nxjerrë si shqetësim të qytetarëve mungesën e shtigjeve (korsive) për biçikleta në pjesën urbane.

Pikërisht bazuar në këto kërkesa, por edhe në peticionet e dorëzuara më parë në Komunën e Prizrenit, EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me disa organizata dhe komunitetin e çiklistëve pat realizuar edhe një vizionim, si shembull se si mund të dukeshin dhe aplikoheshin shtigjet (korsitë) për biçikleta në rrugët e Prizrenit.

Aktivizmi i deritanishëm në këtë drejtim vazhdimisht ka kërkuar më shumë vëmendje dhe kujdes të autoriteteve për krijimin e shtigjeve për biçikleta, pasi që edhe ky komunitet duhet ta gëzojë të drejtën që të lëvizë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt në trafik.

Performanca publike “Kërkojmë shtigje për çiklistët/et” është realizuar në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Projekti “Qyteti gjithëpërfshirës...” synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)