03 Maj 2024

KB Rahoveci dhe Valentin Spaqi nuk e vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 8 korrik - Klubi Basketbollit Rahoveci ka bërë të ditur se nuk është arritur marrveshje mes klubit dhe trajnerit Valetin Spaqi, për vazhdimin e bashkëpunimit.

Te dyja palët pas diskutimeve janë pajtuar që të mos vazhdojnë  kontratën e bashkëpunimit. Kryesia e KB Rahoveci,  falënderon trajnerin Valetin Spaqi për gjithë punën e tij që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe më hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë.

Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij  në klubin tonë por edhe nga tërë Komuna e Rahovecit do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë. 

Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme ku do që Valentin Spaqi, vazhdon karrierën e trajnerit në basketboll. 

Ndërkohë kryesia e klubit në mbledhjen e fundit ka analizuar edhe shqetësimet e shprehura nga lojtari i 6-të që janë tifozët konkretisht “Vreshtarët”, të cilët për asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën vetëm dhe kanë një rol të rëndësishëm në këtë sukses historik të klubit tonë.

Kryesia e KB Rahoveci dëshiron të siguroi “Vreshtarët” dhe gjithë fansat që përkrahin klubin se gjendja në skuadër është jashtëzakonisht e mirë derisa përgatitjet për sezonin e ri në Superligë kanë filluar që një kohë të gjatë.

 KB Rahoveci pret dhe kërkon nga gjithë fansat që të vazhdojnë të përkrahin klubin në elitën e skuadrave më të mira kosovare, pasi fansat i konsideron si faktorin kyç drejtë sukseseve të ardhshme.

Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci është në bisedime me trajnerin e ri i cili do të  zyrtarizohet  brenda disa ditësh dhe do të marrë drejtimin e skuadrës  për përgatitjet për Superligë.  Në të njëjtën kohë kryesia është e angazhuar që në skuadër të sjell përforcime të reja të nevojshme në mënyrë që të garojmë në nivelet e klubeve elitare në Kosovë.

Në fund Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci, falënderon të gjithë për përkrahjen dhe njëkohësisht kërkon që ky angazhim dhe përkrahje ndaj skuadrës së zemrës të vazhdojë edhe më tutje. Historinë e kemi shkruar së bashku dhe do të vazhdojmë ta shkruajmë së bashku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)