26 Prill 2024

Qytetarët dalin në mbrojtje të Kalasë në Vushtrri

Vushtrri, 19 korrik - Iniciativa qytetare \"Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë\" kanë dërguar dy letra me kërkesën që të anulohet vendimi për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për restorant.

Njëra letër i është dëguar Ambasadës Amerikane si investuese kryesore në restaurimin dhe respektivisht funksionalizimin e Kalasë për qytetarët si dhe tjetra i është dërguar institucioneve që ne bëjmë përgjegjëse për marrjen e hapësirës së vetme publike të qytetarëve të Vushtrrisë si dhe shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore.

\"Duhet theksuar se ne si iniciativë qytetare, nuk kemi probleme me individë të caktuar e as persona fizik apo bizneset, problemi qëndron tek pakënaqësia jonë si qytetarë me vendimin e Institutit për ta dhënë Kalanë, të vetmen hapësirë publike të të rinjve, në shfrytëzim për restorant, madje në mënyrë tejet jotransparente\", thuhet në një kumtesë të kësaj Iniciative.

Iniciativa paralajmëron se në rast se kërkesa e  tyre për anulimin e vendimit nuk merret parasysh gjatë kësaj jave, atëherë do të organizjnë edhe protesta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)