23 Shtator 2017

Orkestra e FSK-së dhe e Ushtrisë turke me koncert të përbashkët

Prishtinë, 21 prill - Në  Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë  u mbajt një koncert i përbashkët i Orekestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Orkestrën  e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Për të  dëgjuar programin e dy orkestrave të pranishëm ishin  zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendës komandanti komandanti i  Brigadës së Mbështetjes Operacionale ( BMO ),  kolonel Avdi Rraci, Shefi i Operativës  së KFT –së, kolonel Bashkim Shillova, komandanti i Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar  si dhe oficer dhe  nën oficer  të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Me këtë rast të gjithë të pranishmëve  me një  fjalë rasti i ‘u drejtua gjeneral Hazrolli i cili  i   përshëndeti  të gjithë të pranishmit ndërsa Orkestrën e  Ushtrisë turke e falënderoi për këtë iniciative dhe bashkëpunim, dhe shtoi se “në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve operacionale një ndër kapacitetet shumë të rëndësishme është edhe Bendi Muzikor’’.

Në fund gjeneral Hazrolli tha gjithashtu se: ,,Ne mburremi me kapacitetet që kemi ngritur deri tani dhe me profesionalizmin e tyre dhe mendoj që shkëmbimi i eksperiencave me Orkestrën Muzikor të ushtrisë turke do të jetë edhe një e arritur pa diskutim që do të shohim edhe në të ardhmen”.

I kënaqur nga realizimi i këtij bashkëpunimi u shpreh edhe  komandanti i Kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar “ Bendi muzikor i ushtrisë së Turqisë  së bashku me Orkestrën Frymore të FSK-së na bënë që të përjetojmë qaste  të këndshme,  jemi mjaft të kënaqur edhe me bendin që ka  FSK-ja’’.

Në fund, kolonel TvazarNa u shpreh se FSK-ja ka një bend të mrekullueshëm: ,,Qëllimi ynë është të tregojmë respektin që kemi ndaj Kosovës edhe nëpërmjet shkëmbimeve kulturore’’.

Gjatë  këtij koncerti   të  gjithë të pranishmit patën mundësi që të argëtohen  dhe të shijojnë   interpretimin e veprave  të mrekullueshme nga këto dy orkestra me ç ‘rast Orkestra turke  befasoj publikun me interpretimin e  dy këngëve  shqipe të  cilat u  priten mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017 - Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)