26 Prill 2024

Hapet ekspozita “Passages” e artistit Jean Pierre Romy

Prishtinë, 20 prill - Galeria e Ministrisë së Kulturës do të sjellë sot ekspozitën e radhës “Passages” e artistit Jean Pierre Romy, e cila përmban tridhjetë punime, prej të cilave 16 janë skulptura dhe të tjerat pikturë.

“Vetëm duart, të mira dhe delikate, dëshmojnë precizitetin kuazi-kirurgjike të veprimit të tij, duart e dizajnerit që thërret koncizitetin dhe precizitetin e nevojshëm për praktikimin e sumos dhe kaligrafisë...” shprehet ndër tjera tekst shkruesi i katalogut, Dr. Daphne Laure Masliah.

“Për Romin arti nuk është as elitist e as popullor, ai nuk i vë në pikëpyetje këto kushte. Arti është gjendje mendore dhe shpirtërore, si për krijuesin ashtu edhe për spektatorin [....] Është moment i përjetësisë të vjedhur nga koha që kalon, një pjesë e jetës sureale të gdhendur në shtrembërimin e hapësirës dhe kohës. Arti për të është si dashuria, një antidot kundër vdekjes” vazhdon tutje Dr. Masliah.

Për ne një artist, për atë një mjeshtër. Kjo është e tëra të cilën Romi pretendon të jetë, ai që refuzon çdo shkollë apo mendim të artit, çdo kishë apo pikëpamje politike, një mjeshtër  ... në shërbim të një ideje të caktuar të Lirisë ... dhe Paqes.

Kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovë, drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala - koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator është z. Dardan Muriqi.

Ekspozita \"Passages\" do të qëndroj e hapur në GMK deri më 15 maj 2017.

Jean Pierre Romy - skulptor dhe piktor. I lindur në Egjipt nga një familje spanjolle-ruse me prejardhje hebreje dhe i rritur në Francë, ky artist zviceran u detyrua të shkojë në mërgim në Spanjën e Frankos para se të vendosej në Gjenevë.

Pasi studioi ekonomi dhe shkencat sociale në Universitetin e Gjenevës dhe në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, ai filloi një udhëtim nismëtar i cili e çoi në mbarë botën. Nga kjo përvojë, ruajti lidhje bashkuese me Lindjen e largët, e cila lulëzoi në “Kaligrafitë imagjinare”.

Si skulptor i paqes, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, ai krijoi Monumentin e Paqes në Pekin, në kujtim të pesëdhjetë vjetorit të Republikës Popullore të Kinës. Gjithashtu u përzgjodh nga UNESCO që të inaugurojë Vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, me një monument të quajtur “Vizim”.

E përmbylli vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, duke krijuar “Trofetë e Paqes” dhe duke ua dorëzuar, së bashku me UNESCO-n, dy kampionëve botërorë të shahut në Nju Delhi dhe Teheran në dhjetor të vitit 2000.

Në Paris, ai inauguroi kalimin në mijëvjeçarin e ri me Metaforat me vetura, të simbolizuar nga automjetet bashkëkohore, të kthyera kah qielli, me fytyrë Katedralja e Notre Dame duke treguar simbolet e 5 shqisave të jetës.

Punimet e Romyt mund të gjendet: në Pekin (Chaoyang Park dhe selia e UNESCO-s); në Passy (Plateau d’Assy), në Rrugën e Skulpturës Bashkëkohore; në Chamonix; në Cavalaire sur Mer; në Gjenevë në Fondacionin Knox; Në Rolle (dalja e Lozanës); Revue “The Best”, dhe jo vetëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)