26 Prill 2024

Festa e Pavarësisë rikthen DJ-ët e famshëm botëror në Prishtinë

Prishtinë, 22 janar - Njëra ndër ngjarjet kryesore për festën e Pavarësisë është performanca e Ricardo Villalobos dhe Sonja Moonear në ZoneClub më 16 shkurt.

Për ardhjen e Ricardo Villalobos në vendin tonë vitin e kaluar kanë shkruar edhe mediat amerikane në Hollywood, ndërsa në këtë përvjetor të Pavarësisë përkrah Villalobos në ZoneClub do të jetë edhe DJ femra e famshme - Sonja Moonear.

Eventi për performancat e DJ’ve të famshëm tashmë është konfirmuar se do të mbahet më 16 shkurt në ZoneClub në Zonën Industriale (Zonën e Madhe), duke krijuar interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e gjitha vendeve të rajonit.

Vitin e kaluar performancën e Villalobos në Zone e kanë ndjekur më shumë se 2,000 të rinj, deri në orët e mëngjesit të nesërm.

Ardhjen e Ricardos për performancë muzikore në Prishtinë, mediat amerikane e patën cilësuar si një mundësi të afrimit më të madh të rinisë së Prishtinës me gjitha vendet tjera të rajonit, duke përfshirë edhe atë të Serbisë, pasi interesimi i të rinjëve serb për këtë ndejë ka qenë i jashtëzakonshëm, përkundër faktit se ndeja bëhet për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ricardo Villalobos është DJ i famshëm i muzikës elektronike. Ai është i njohur për punën e tij me minimal ‘techno’ dhe për krijimet e tij në zhanret microhouse. Por edhe DJ Sonja Moonear është e njohur në industrinë e madhe të muzikës elektronike, e cila edhe më parë ka luajtur në ZoneClub. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)