04 Maj 2024

Libri i Ilire Zajmit botohet në Francë

Paris, 18 shkurt - Shtëpia botuese franceze l ‘Harmattan ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi.

Libri është botuar në formatin tradicional, elektronik  apo e-book dhe pdf.

Në pasdhënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç  edhe shkruan, e shtyrë  nga zëri i  brendshëm i poezive  të saj, duke shtrirë  fjalët  e pakursyera në mes të fjalive  në hapësirën e lënë  vakante rreth tekstit.  

Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin  vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore. 

Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit.

Parathënien e librit e ka shkruar  Bernadette Herman. Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet  jashtë.  

Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)