18 Nëntor 2017

Javën tjetër në Gjilan nis dezinsktimi hapësinor

Gjilan, 16 qershor – Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit të hapësirave publike në Gjilan, në qytet dhe fshatra, në mënyrë që të bëhet eliminimi i të gjitha llojeve të insekteve që janë penguese për njerëzit.

Drejori Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka bërë të ditur se dezinsektimi do të nis të martën në mbrëmje dhe do të vazhdoj deri në fund të javës.

Drejtoria e Shëndetësisë ka apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura ato gjatë kohës a bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.

\"Për fazën e dytë të dezinsektimit Komuna e Gjilanit do t’i njoftoj me kohë qytetarët\", thuhet në një komunikatë të Komunës së Gjilanit. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Dita e Flamurit për senior. (Prishtinë, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00) 

- Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, me c'rast organizohet dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku. Kolegji “Tempulli”, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)