27 Prill 2024

Qeveria e vendosur për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore

Prishtinë, 18 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar takimin e radhës me përfaqësuesit e dikastereve qeveritare dhe donatorëve ndërkombëtarë të përfshirë në përgatitjet për fillimin e aplikimit të sistemit publik të sigurimeve shëndetësore.

Në takim ishin të pranishëm ambasadori i Zvicrës, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ministrat e Shëndetësisë, i Administratës Publike, si dhe përfaqësuesit e mekanizmave tjerë shtetëror e ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, u diskutua lidhur me aktivitetet e kryera që ndërlidhen me fillimin e mbledhjes së premiumeve, për përgatitjet për rekrutimin e stafit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, për finalizimin e draftit të Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe udhëzimeve administrative që përcaktojnë kriteret për lirimin nga pagesa e premiumeve, për listën e shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor dhe aspekte të tjera që lidhen me informimin e qytetarëve për sigurimet shëndetësore.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për të filluar me aplikimin e sigurimeve shëndetësore duke kërkuar angazhim maksimal në adresimin e të gjitha çështjeve që lidhen me këtë reformë të madhe në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Përfaqësuesit e institucioneve theksuan punën që po bëhet në kompletimin e të gjitha aspekteve që lidhen me funksionalizimin, brenda afateve të përcaktuara, të sigurimeve shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)