26 Prill 2024

Për 3 muaj 11895 pacientë kontrolluan sytë, 792 kryen operacion

Prishtinë, 12 prill - Klinika e Oftalmologjisë (Syve),  në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.

Nga raporti tremujor i punës, rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore,  ka pasur 11895 vizita ambulatore  dhe 1481 vizita sub-specialistike.

Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me  3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në  ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim,  ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për  shtim të vëllimit të punës.

 Nga kjo klinikë,  ka pasur 658 aplikime të avastinës, poashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Klinika e Oftalmologjisë ka tre (3) salla operative, ambulancat specialistike (5), diagnostika - kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)