26 Prill 2024

Inspektorati Policor ka arrestuar dy zyrtarë policorë

Prishtinë, 20 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë ditur se ka arrestuar dje dy zyrtarë policorë prej tyre një toger dhe një rreshter nga Stacioni Policor në Gjilan lidhur me arratisjen e një personi të privuar nga liria deri sa ishte nën përkujdesjen e tyre.

Arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personit te privuar nga liria” nga neni 407 i KPRK-së.

IPK si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)