26 Prill 2024

Shumë aksidente në rrugët e Vushtrrisë

Vushtrri, 19 korrik - Në rajonin e komunës së Vushtrrisë vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar tri aksidente në komunikacion.

Në rr. “Ismail Qemali”, raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Policia raporton se në në një rast tjetër në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore ka pësuar një femër shqiptare.

\"Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt\", thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë raportohet  se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy meshkuj dhe dy femra shqiptare. Bëhet e ditur se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)