26 Prill 2024

Për lindjen e djalit, gjuan 19 herë me kallashnikov

Prizren, 17 korrik - Gjatë ditëve të vikendit, policia e Rajonit të Prizrenit, ka pasur mjaft angazhim, kryesisht në konfiskimin e armëve ilegale që janë përdorur apo ekspozuar në publik.

Një informatë anonime e ka quar Policinë e Dragashit në një kafene në fshatin Pllavë të Dragashit, ngase një i dyshuar ishte në ndikim të alkoolit dhe se i njëjti posedonte armë ilegale.

Policia në Prizren njofton se pas kontrollit të personit të dyshuar është gjetur një pistoletë e llojit dhe e kalibrit të panjohur me pesë fishekë. Bëhet e ditur se i dyshuari është liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë së shtetit sipas procedurës së rregullt.

Kapiteni Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, njofton se mbrëmë rreth orës 22, në fshatin Zojz, një i dyshuar ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi 19 herë nga gëzimi për lindjen e djalit.

\"I dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit ndërsa krim teknikët sekuestrojnë 19 gëzhoja si provë materiale. Pas intervistës, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt\", ka thënë Berisha.

Ndërkaq, në fshatin Sërbicë e Ulët raportohet një kanosje e cila kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të tre të dyshuarve dhe një viktime.

\"Gjatë hetimit fillestar ka pasur indikacione se tek personat e dyshuar mund të ketë armë ilegale, andaj është kërkuar leje për bastisje nga organet kompetente\", ka thënë Berisha.

Gjatë bastisjes në një automjet Opell Astra pa targa regjistrimi janë gjetur një pushkë AK-47 e prodhimit kinez me 15 fishekë.

\"Automjeti dhe arma sekuestrohen ndërsa i dyshuari S. Zh. ndalet nën masën e arrestit policor. Më pas është bastisur shtëpia e të dyshuarit të dytë ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu e kalibrit 12mm e prodhuesit të panjohur. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt\", ka njoftuar Berisha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)