19 Mars 2024

Është mbajtur testi kualifikues për kandidatët për prokurorë

Prishtinë, 24 qershor – Është mbajtur sot testi kualifikues për kandidatët për prokurorë, i organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në kuadër të procesit të rekrutimit të 18 prokurorëve të Shtetit.

Procesin e testit kualifikues e ka mbikëqyrur Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj dhe anëtari i Komisionit për Rekrutim prokurori Lulzim Sulejmani.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, duke ju uruar suksese kandidatëve që iu nënshtruan këtij provimi, vlerësoi rëndësinë që ka për sistemin prokurorial ky proces.

\"KPK ka ndërmarrë të gjitha veprimet që ky proces të realizohet në mënyrë profesionale dhe bazuar në meritokraci\", tha Isufaj. 

Në testin e sotshëm kanë marrë pjesë gjithsej 125 kandidatë, ku gjashtë prej tyre ishin nga komunitetet jo shumicë.

Testi është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)