26 Prill 2024

Maxhuni për vizitë zyrtare në Berlin

Berlin, 23 gusht - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, ku sot është takuar me zv/Presidentin e BKA-së (Bundeskriminalamt) Mr. Peter Henzller. 

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës (PK) me BKA-në në fusha të ndryshme në luftimin e krimit, ku rëndësi  e veçantë i është dhënë avancimit të bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtori i Përgjithshëm z.Maxhuni mori premtimin nga zyrtar të lartë të BKA-së, se do ta mbështesin PK-në edhe në vizionin e sajë për anëtarësim sa më të shpejtë  në Interpol si një nevojë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për PK-në por edhe për rajonin dhe me gjerë.

Nga zv/prsidenti i BKA-së z. Henzller u çmua shumë lartë suksesi dhe të arriturat e PK-së për kontributin e sajë në aspektin e sigurisë.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm mori premtimin se BKA-ja do të vazhdoj ta mbështes PK-në me trajnime në disa fusha specifike në luftimin e krimit të organizuar. 

Drejtori i Përgjithshëm z.Maxhuni falënderoi zv/presidentin e BKA-së për mbështetjen e deritanishme të dhënë për PK-në dhe ri-konfirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar përse afërmi në të gjitha fushat me interes në aspektin e sigurisë e veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar trans kufitar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)