26 Prill 2024

Apostolova takon krerët e Alternativës

Prishtinë, 17 korrik - Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ishte sot për takim në zyrat e Alternativës. Në këtë takim ajo u takua me kryetaren e Alternativës  Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.

Në një komunikatë të Alternativës thuhet se tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Bëhet e ditur se udhëheqësit e Alternativës e kanë njoftuar Apostolovan me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

\"Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne  kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-ëe përmes IPA-së, gjë e cila po ashtu nderlidhet me zbatimin e  marrëveshjes me FMN\", thuhet në një kumtesë të Alternativës.

Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë ti jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)