19 Mars 2024

LVV uron besimtarët për Fitër Bajram

Prishtinë, 24 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Fitër Bajramit.

\"Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit\", thuhet në një kumtesë të këtij subjekti politik.

\"Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), t\'i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të barabartë e solidare. Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë e shtetin tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit\", thuhet në kumtesën e VV-së.

LVV uron për sa më shumë mbarësi e begati në familjet kosovare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)