27 Prill 2024

Shënohet java egjiptiane në komunën e Istogut

Istog, 22 qershor - Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar javën egjiptiane të Ballkanit, kryetari i komunës së Isotgut, Haki Rugova ka pritur sot në takim deputetin Veton Berisha nga radhët e këtij komuniteti si dhe qytetarë nga radhët e këtij komuniteti të komunës së Istogut.

Me këtë rasti kryetari i komunës së Istogut uroj komunitetin egjiptas me rastin e ditës nacionale  së egjiptasve të ballkanit.

\"Ne si komunë kemi punuar dhe do vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të komunës së Istogut pa dallime etnike. Në komunën tonë komunitete janë mirë të integruara dhe nuk janë të diskriminuar në asnjë rrethanë.\"

\"Ne i dimë nevojat dhe problemet e juaja dhe  unë si kryetar komune dhe stafi komunal çdo herë është në shërbim të të gjithëve\", ka theksuar Rugova.

Nga ana tjetër deputeti Veton Berisha, përfaqësues i këtij komunitet shprehu falënderimet e tij për kryetarin Rugova dhe komunën e Istogut për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin këtij komuniteti, duke i trajtuar të gjithë si të barabartë.

Qasja është shumë e veçantë ndaj minoriteteve në komunën tuaj, gjë që është shumë pozitive.

Istogu ka një përparësi shumë të madhe pasi në përbërje ka një staf të tillë dhe ky trajtim që ju bëhet komuniteteve duhet të jetë model dhe shembull edhe për komunat e tjera.

Gjatë këtij takimi kryetari Haki Rugova bashkëbisedojë me të pranishmit në sallë, ku mori opinionet, kërkesat dhe sugjerimet nga ana e komunitetit egjiptian dhe u premtoj përkrahje në realizmin e këtyre kërkesave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)