21 Prill 2018

Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n

Prishtinë, 19 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zëvendësndihmës Sekretarin e  Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.

\"Mustafa dhe Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë\", thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2018

- Shoqata të Shurdhërve në Prishtinë organizon turneun Ndërkombëtarë në futsall dhe pikado për Përsonat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti", ora 9:30

- Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit me ç'rast në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

- Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi. (Hapësira e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren, ora 19:00)