23 Shtator 2017

Kamenica model i promovimit të grave me pozita kyçe

Kamenicë, 19 maj - Ministrja e Integrimit Evropian, Znj Mimoza Ahmetaj ka vizituar komunën e Kamenicës ku është takuar me kryetarin e Komunës Begzad Sinani.

Me këtë rast Ministrja Ahmetaj shprehu kënaqësinë dhe përgëzoj kryetarin Sinani për punën e deritanishme, në veçanti për efikasitetin në investimet kapitale dhe nxitjen e zhvillimit të bizneseve të reja.

 “Është për tu vlerësuar dhe të mirret si model nga komunat tjera, fakti që kryetari Sinani ka promovuar gratë me pozita kyçe në komunën e Kamenicës.\"

\"Në vazhdim të vizitës time, pata rastin të takohem me ndërmarrës dhe të rinjë të këtij qyteti, të cilët i njoftova për mundësitë e tërheqjes së fondeve dhe studimeve jashtë vendit.\"

\"Përmes fondeve të IPA II, programeve të Bashkimit Evropian dhe skemave të bursave mund të përfitojnë komunat, bizneset, të rinjtë, shoqëria civile dhe komunitete tjera”, ka theksuar Ahmetaj.

Ndërkohë Kryetari Sinani fillimisht falënderoi Ministren Ahmetaj për vizitën, duke shprehur lartë që komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe lokal është i domosdoshëm në përmirësimin e jetës se qytetarëve.

Gjithashtu Kryetari Sinani shprehu gatishmërinë për më shumë përkushtim në tërheqjen e fondeve dhe pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian.

Më tej Ministrja Ahmetaj shtoj se vizita në komunën e Kamenicës por edhe vizitat në komunat tjera, kanë për qëllim komunikimin dhe shpalosjen e mundësive të cilat Ministria e Integrimit Evropian ofron.

Duke e ditur rëndësinë e zhvillimit të komunave, potencialin real që kanë për zhvillim, si Ministre e Integrimit Evropian jam e vendosur që të jap kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017 - Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)