26 Prill 2024

MAPL nënshkruan marrëveshje mirëke \

 Prishtinë, 21 prill - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare \"Network of Peace Movement\", znj. Besime Tushaj- Maliqi për financimin e projektit: \"Promovimi i qeverisjes së mirë përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritja e kapaciteteve profesionale e institucionale të komunave”
 
Projekti: \"Promovimi i qeverisjes së mirë përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritja e kapaciteteve profesionale e institucionale të komunave\" ka për qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje duke avokuar dhe ngritur kapacitetet e komunave Kamenicë dhe Novobërdë në krijimin e politikave lokale, zhvillimin social, si dhe inkurajimin e popullatës për të marrë pjesë në proceset e tyre vendimmarrëse, qeverisje të mire dhe ofrim efektiv të shërbimeve cilësore për qytetarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)