26 Prill 2024

Esan shpalos planet investive për sektorin minerar në Kosovë

Prishtinë, 5 prill - Sot në ndërtesën e Qeverisë mbahet takimi ndërinstitucional, ku kompania e njohur Esan nga Republika e Turqisë, do të shpalosë idetë dhe planet investive për sektorin minerar në Kosovë.

Të pranishëm në prezantimin e këtij projekti kapital strategjik do të jenë ministrat e resorëve të ekonomisë, kryetarë të komunave potenciale për këto investime etj.

Ndryshe, Kompania Esan menaxhon nëntë miniera në Republikën e Turqisë dhe vitin e kaluar ka arritur të eksportojë mbi 200 milionë dollarë produkte minerare.

Zyra përfaqësuese e kësaj kompanie në Republikën e Kosovës është aktive që nga viti 2010 dhe deri tani ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro në hulumtime minerare në disa lokacione në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)