26 Prill 2024

Lejohet likuidimi për KB “Agrokultura” dhe NSh “16 Nëntori”

Prishtinë, 22 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) me të cilët mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI128 Kooperativën Bujqësore “Agorkultura”, me seli në Ferizaj dhe për GJI157 Ndërmarrjen Shoqërore “16 Nëntori”, me seli në Han të Elezit.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës  për aprovim të Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy subjekte, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes Aktvendimeve i ka aprovuar këto Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në dhe NSh-në e lartpërmendur.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimeve të fundit të DhPGjSK-së, numri i NSh-ve/KB-ve për të cilat deri më  tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 15 ndërmarrje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)