26 Prill 2024

Hoti në Bruksel takon Presidentin Daul

Bruksel, 22 maj - Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, njëherësh ministri i Financave, Avdullah Hoti ka udhëtuar të hënën për në Bruksel ku do të takohen me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

Temë e bisedave me kryetarin Daull do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.

Kandidati për kryeministër do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës të Hotit për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

PPE është grupi më i madh në Parlamentin e Bashkimit Evropian që ka dhënë përkrahje të fuqishme për Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Bruksel Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin  Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)