26 Prill 2024

ATK mbyll 7 lokale të lojërave të fatit

Prishtinë, 29 mars - Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me përkushtim monitorimin e çdo subjekti të lojërave të fatit, të cilat janë duke zhvilluar  këtë veprimtari  të jashtëligjshme.

Gjatë aksionit të zhvilluar me datë 27 mars 2017, në fokus ishin disa pika të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Në këtë aksion janë vizituar 9 lokale me veprimtari të ndryshme, si bastore dhe automate, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur përshkak të parregullsive që janë konstatuar, si dhe janë konfiskuar 2 automate, 2 paisje të garave me qen dhe 2 paisje për lojëra KENO.

Si rezultat i këtij aksioni janë lëshuar 10 gjoba në vlerë 26,000 euro. Ky aksion është mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)