27 Prill 2024

Punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi të punojnë në Kroaci

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadoren kroate znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën u trajtuan  shumë çështje të rëndëishme me interes bilateral.

Gjatë takimit u diskutua për çështje të interesit të vecantë për të dy palët. Temë e bisedimeve ishte po ashtu edhe avancimi mirëqenies sociale për komunitetin kroat në Kosovë.

Në këtë drejtim Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  do të shqyrtojë mundësitë për projekte konkrete prej të cilave komuniteti kroat do të përfitonte në veçanti.

Në kuadër të këtij takimi u bisedua edhe finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve.

Ambasadorja Kapitanoviq dhe ministri Abrashi, diskutuan gjithashtu që punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi dhe lehtësira që të punojnë në Kroaci në sektorë specifik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)