26 Prill 2024

Kosova, vendi i tretë më i varfër në Evropë

Prishtinë, 1 nëntor - Agjencia gjermane për hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizës mbi të ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore.

Banorët e Lihtenshtajnit rezultojnë më të pasurit, ndërsa banorët e Moldavisë rezultojnë më të varfrit.

Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56.978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë, janë 45 herë më të varfër, shkruan “EU Observer”.

Në vendin e dytë janë norvegjezët me 32.037 euro, e më pas radhiten: zviceranët me 31.666 euro, banorët e Luksemburgut me 28.924 euro, danezët me 22.040 euro. Në top listëm e më të pasurve janë edhe Austria, Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Mesatares evropiane më afër janë spanjollët me 12.943 euro dhe janë të radhitur ne vendin e 17 të kësaj liste. Në fund të listës janë: Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me më pak se 2.000 euro në vit.

Nga vendet tjera të ish Jugosllavisë, Kroacia është radhitur në pozitën e 30, me 5.85 euro të ardhura në vit.

Në këtë hulumtim theksohet se banorët e Evropës me të ardhura më të larta, respektivisht me fuqi më të lartë blerëse, megjithatë, pjesën më të madhe të ardhurave të tyre e harxhojnë në banesat e shtrenjta dhe në përgjithësi shpenzime të larta të jetës së shtrenjtuar, raporton INA. Por gjithsesi atyre u mbeten para edhe për harxhime tjera, për dallim nga ata banorë ku fuqia blerëse është më e ulët.Lajmi i Dites

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)