26 Prill 2024

Shtatë ide biznesi pranohen në inkubatorin e ICK-së

Prishtinë, 23 maj - Shtatë ide të biznesit të prezantuara nga ndërmarrës potencialë nga Kosova morën dritën e gjelbër për të qenë pjesë e inkubatorit të biznesit në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Pas procesit përzgjedhës që nisi në fund të shkurtit dhe që përfundoi në fund të prillit 2012, këto shtatë ide dolën nga 60 aplikime online të dorëzuara në departamentin e inkubatorit të ICK-së.

Nëntë ekipe fituan mundësinë që ti prezantojnë idetë më 27 prill përpara anëtarëve të komisionit për pranim të ICK-së dhe pas këtij vlerësimi janë pranuar 7 ide biznesi.

Inovacion dhe teknologji – mbi këto dy kritere janë vlerësuar aplikacionet e dorëzuara, shpjegon Safet Rama menaxher i inkubatorit të ICK-së dhe shton se poashtu ide të tjera me potencial në treg kanë pasur mundësinë e aplikimit.

Shumica e ideve kanë qenë të orientuara drejt teknologjisë por disa prej tyre kanë qenë poashtu për agrobiznes, patundshmëri, organizim të ngjarjeve, etj.

Ftesa e dytë publike për aplikim me ide biznesi për inkubatorin e ICK-së është lansuar më 23 maj 2012 dhe do të qëndroj e hapur deri më 23 qershor 2012.

Të gjitha idetë të bazuara në teknologjinë informative dhe atë të komunikimit mund të aplikojnë për një vend në inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (ICK). Inkubatori i ICK-së mbështet ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimeve dhe qasjes në zyre dhe hapësirë për konferenca.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)