26 Prill 2024

Italianët hapin kompani në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 mars - Për herë të parë në Komunën e Mitrovicës është regjistruar një kompani e huaj. Kjo është bërë para disa ditësh nga një grup biznesmenësh  italianë, të cilët paraprakisht janë bindur me kushtet e volitshme dhe mundësitë e mira për biznes që ofron Mitrovica.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, i ka inkurajuar biznesmenët italianë që të regjistrojnë kompaninë, duke ju ofruar krejt lehtësirat e mundshme për operim. Në këtë kontekst atyre ju ka ofruar edhe një hapësirë në Parkun e Biznesit, që ata ta kenë një zyrë sa për fillim të biznesit në Mitrovicë.

Duke folur më tepër për këtë rast që jep shpresë për të ardhmen e ekonomisë në Mitrovicë, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Rrustem Abiti, theksoi se javën që shkoi një grup biznesesh e vizituan Komunën e Mitrovicë, me ç’rast shprehën gatishmërinë që ta themelojnë një biznes në Mitrovicë.

“Kjo u bë pasi ata panë që Komuna e Mitrovicës gjithnjë e më shumë është duke krijuar kushte më të volitshme dhe infrastrukturë më të mirë për zhvillimin e biznesit”.

Ai tha se brenda dite kanë bërë të mundur që të regjistrohet ky biznes. “Si lëmi kryesore e biznesit është lëmia e projektimit dhe ndërtimit, por në këtë kuadër ka edhe punë tjera që mendojnë t’i kryejnë në komunë dhe më gjerë”.
 
Sipas tij, Mitrovica do vazhdoj të punoj që të jetë atraktive për investitor të jashtëm. “Viti 2012 lirisht mund të cilësohet si vit zhvillimor për Mitrovicën, e cila ka përfituar investime kapitale në realizimin e projekteve zhvillimore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen së punësimit”.

Në këtë drejtim ai përmend projektet që kanë filluar vitin 2012 e vazhdojnë gjerë në vitin 2014, të cilat  kapin një shumë buxhetore afër 50 milionë euro.

“Këto projekte përveç zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës krijojnë edhe një ambient më të volitshëm për biznese dhe investime biznesore të jashtme”.

Në anën tjetër, Gabriele Pazzaglia, një nga biznesmenët e pranishëm me rastin e regjistrimit të kompanisë italiane, falënderoi kryetarin Kastrati dhe drejtorin Abiti për mbështetjen.

“Mikpritja dhe mbështetja për biznesmenë do të reflektohet pozitivisht në zhvillimin ekomomik të qytetit tuaj”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)