04 Shkurt 2023

Turqia mirëpriti 5.4 milionë turistë për 7 muaj

Ankara, 25 gusht - Turqia ka mirëpritur 5.4 milionë vizitorë të huaj në shtatë muajt e parë të vitit 2020, bëri të ditur sot Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Shifrat u ulën me 78 për qind nga viti në vit në periudhën janar-korrik nga 24.7 milionë për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, treguan të dhënat zyrtare.

Pasi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën, duke shkaktuar miliona infeksione dhe qindra mijëra vdekje.

Përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit, duke u përqendruar tek njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe duke shmangur kontaktet me njerëzit, kanë goditur rëndë ekonomitë, veçanërisht sektorët e turizmit dhe udhëtimit.

Pas shkurtit, Turqia shtyri sezonin e turizmit për në qershor dhe anuloi një numër të eventeve të tilla si panaire dhe ekspozita.

Me procesin e normalizimit që filloi në qershor, objektet turistike në Turqi u rihapën me masa rigoroze për të ofruar sigurinë dhe për të shmangur virusin.

Këtë janar deri në korrik, Stambolli vazhdoi të jetë vendi kryesor turistik i Turqisë, duke tërhequr gati 50.07 për qind të vizitorëve të huaj, rreth 2.7 milionë.

Edirne, në Turqinë veriperëndimore, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, ka numrin e dytë më të lartë të të huajve, me 817.292.

Qyteti turistik mesdhetar i Antalyas pason me 9.8 për qind ose mbi 648.768 vizitorë të huaj.

Gjermanët përbëjnë mbi 11.39 për qind ose afër 2.67 milionë vizitorë, të ndjekur nga bullgarët me 8.33 për qind, gjeorgjianët me 6.39 për qind, rusët me 6.12 për qind dhe ukrainasit me 4.87 për qind.

Vitin e kaluar, më shumë se 45 milionë të huaj hynë në Turqi, nga gati 39.5 milionë në 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)