19 Tetor 2021

Turizmi po kthehet në plagë për metropolet europiane

Romë 15 gusht - Dyndja e turistëve po i shqetëson qytetarët në metropolet si Roma, Amsterdami e Barcelona. Bashkitë e këtyre qyteteve po marrin masa për një turizëm të kontrolluar.

Nëse guxoni të uleni në shkallët e Piazza die Spagna, Scalinata di Trinità dei Monti në Romë bëni gati gjobën: plot 400 Euro.

Këshilli bashkiak i Romës së fundi ka vendosur ndalimin e uljes aty dhe policia bashkiake vazhdimisht kryen kontrolle e vendos gjoba, nëse rregullorja nuk respektohet.

Arsyeja është, se turistët lenë gjurmë ndotjeje si: çamçakëz, njolla kafeje, vere dhe akulloreje, nga ana tjetër duke u ulur nëpër shkallë ata mbulojnë panoramën e kësaj vepre mjeshtërore të arkitekturës.

Roma me 7 milionë prenotime në natë është ndër qytetet më të vizituara të Europës.

Në Itali tashmë po vendosen masa konkrete për një turizëm të kontrolluar. Nuk është vetëm Roma që ka vendosur rregulla, edhe në Venecia këtëj e tutje tragetet e mëdha me turistë nuk do të lejohen më të ankorojnë, po ashtu Venecia ka vendosur edhe një taksë për turistët. Qyteti romantik me vetëm 260.000 banorë pret çdo vit rreth 30 milionë turistë.

Barcelona gjithashtu ka reguar duke ndaluar ndërtimin e hoteleve të reja në qytete për të frenuar turizmin masiv. 1.6 milionë banorët e Barcelonës krahas tollovisë, zhurmës e dyndjes së turistëve po ndjejnë edhe pasojat e rritjes së qirave në qytet si rrjedhojë e turizmit.

Ngjashëm vuan prej dyndjes së turistëve edhe Dubrovniku e shumë hot spote të tjera turistike në pjesën jugore të Europës.

Por po aq problematik po bëhet turizmi masiv edhe në qytetet e Europës veriore e perëndimore si p.sh.

Amsterdami me vetëm 820.000 banorë pret çdo vit rreth 19 milionë turistë. Qytetarët nuk durojnë dot më dhe bashkia ka vendosur që në qendër të qytetit të mos hapen më hotele dhe dyqane të reja suveniresh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)