25 Prill 2024

Turizmi i Maqedonisë prezantohet në Itali

Shkup, 15 prill - Me guidë turistike në gjuhën italiane këtë vit vlerat turistike, kulturore dhe natyrore të Maqedonisë do të prezantohen para turistëve italianë.

Autori i guidës, italiani Fabio Kotifava vlerëson se Maqedonia deri tani ka qenë destinacion i panjohur turistik për bashkatdhetarët e tij.

Guida turistike është pjesë e një iniciative rajonale për të nxitur turizmin. Sipas Ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi vizitorët nga Italia përbëjnë rreth 1% të numrit të përgjithshëm të turistëve në vend, ndërsa me realizimin praktik të këtij projekti, numri i tyre këtë sezon pritet të jetë më i madh.

\"Për të gjetur diçka jashtë vendit, që nuk është në Itali është shumë e vështirë, por interesante për turistin italian janë aspektet kulturore,  folklori dhe tradita, që në Itali nuk ekzistojnë më. Kur krijojmë turne theksojmë kulturën dhe folklorin e vendit, që ju akoma i keni dhe mjerë ju nëse i humbni!\", u shpreh Fabio Kotifava, autor i Guidës turistike për Maqedoninë në gjuhën italiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)