07 Shkurt 2023

Turizmi global do të mbyllet me humbje prej 3 trilionë dollarë

Gjenevë, 30 nëntor - Kreu i Institutit Botëror të Forumit të Turizmit, Bulut Bagci ka njoftuar se turizmi global do të mbyllet këtë vit me humbje prej 3 trilionë dollarë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Humbjet pritet të ulen 1 trilion dollarë me shpërndarjen e vaksinave dhe rregulloreve të reja turistike, tha ai në forumin që u organizua virtualisht me një pjesëmarrje të nivelit të lartë, duke përfshirë kreun e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Forumi tre ditor filloi të premten dhe përfundoi të dielën. Ngjarjes, e cila mirëpriti 175 folës nga mbi 30 vende, po ashtu iu bashkuan 11 ministra të vendeve të ndryshme, përfshirë ministrin turk të Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu.

Në vitin 2022, turizmi global pritet të rikuperojë humbjet dhe madje të rritet me 25 për qind kundrejt vitit 2019, periudha para-pandemike, u shpreh ai.

Ai theksoi se Instituti Botëror i Forumit të Turizmit është aktiv në disa vende, ndërsa kohët e fundit është duke u përqendruar në Kinë.

Vitin tjetër, forumi do të organizohet në Afrikë, pastaj në Lindjen e Mesme, Pakistan dhe SHBA, shtoi ai.

Sassoli tha se turizmi është burimi më i madh i të ardhurave në Evropë, që përbën 9,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa 11,2 për qind e punësimit është në sektorin e turizmit.

BE duhet të vendosë rregulla të reja për turizmin dhe udhëtimet, bazuar në nevojat dhe kërkesat, shtoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)