28 Mars 2024

Turistët në Spanjë luftojnë me valën ekstreme të të nxehtit

Madrid, 6 gusht - Turistët dhe vendësit po luftojnë me valën ekstreme të të nxehtit në Madrid të Spanjës.

Temperaturat në Gadishullin Iberik parashikohet të vijojnë mbi 40 gradë Celsius.

Sinjali për valën e të nxehtit është lëshuar në pjesën më të madhe të Spanjës qendrore.

"Është shumë nxehtë, është e padurueshme, njerëzit janë tani në plazh, ndërsa unë jam këtu, vetëm duke pirë ujë dhe kam shumë vapë".

"Ka qenë shumë nxehtë këtu. Duke qenë anglezë, na duhet të planifikonim ditët tona të pushimit edhe në këto ditë të nxehta. Kemi pirë shumë lëngje. Edhe në Angli kemi pasur një valë të nxehtë. Kjo është ekstreme".

Temperaturat e larta në Spanjë shkaktuan 3 të vdekur javën e kaluar.

Dy vetë u lënduan dhe gjashtë shtëpi u dëmtuan si pasojë e një zjarri pyjor pranë kryeqytetit spanjoll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)