16 Prill 2024

Suedezët tejet kureshtarë për të vizituar Shqipërinë

Stokholm, 26 shtator - 7 në 10 suedezë janë tejet kureshtarë për Shqipërinë dhe janë të gatshëm dhe të interesuar që të vijnë këtu për pushime.

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në fillim të këtij viti dhe që u bënë publike sot nga ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi.

Në kuadër të programit "100 fshatrat", ambasadori i Suedisë ishte dje në Nivicë, ku deklaroi se, "ka një numër në rritje të turistëve suedezë që vijnë për zbuluar Shqipërinë, nga majat e Valbonës, tek plazhet e Sarandës".

Llojet e turizmit në Shqipëri janë të ndryshme, tha ambasadori Ndisi, duke shtuar se "e përbashkëta e turistëve, si e atyre që vijnë për turizmin malor, edhe të atyre që vijnë për turizmin detar, është interesi për kulturën fantastike që ka Shqipëria.

Programi "100 fshatrat", vlerësoi ambasadori suedez, "është një potencial dhe mundësi shumë e madhe dhe një mënyrë e rëndësishme për të përgatitur shumë zona të ndryshme të Shqipërisë që të plotësojnë këtë potencial". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)