29 Mars 2024

Sot hapet panairi "Dita e Turizmit në Kosovë"

Prishtinë 22 prill - Sot, do të organizohet sërish panairi Dita e Turizmit në Kosovë 2010 nga KOTAS dhe mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it. Këtë herë, mbi 70 vizitorë do të prezantojnë ofertat e tyre të turizmit vendor – si, turne, artizanale, degustim vere dhe shumë oferta tjera.

Në këtë ngjarje gjithashtu do të prezantohen edhe dy nisma të reja të mbështetura nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it në kuadër të programit të vet për turizmin vendor: një katalog me afro 30 oferta të turizmit vendor dhe një ueb faqe turistike, www.KosovoGuide.com, ku paraqiten jo vetëm këto oferta por edhe informata lidhur me hotelet dhe restorantet, mandej informata lidhur me ngjarjet e planifikuara, si dhe informata lidhur me Kosovën dhe rajonet e saj.

Një garë në gastronomi do të mbahet para panairit dhe fituesit do të shpallen gjatë seancës së hapjes.

Pikërisht para një viti, Shoqata e Turizmit të Kosovës (KOTAS), e mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, organizoi për herë të parë panairin “Dita e Turizmit në Kosovë” i cili kishte moton “Qëndroni për Fundjavë – Përjetoni Kosovën”. Afro 40 ofrues të turizmit vendor prezantuan destinacionet turistike në vend për publikun ndërkombëtar dhe atë të Kosovës. Kjo ngjarje u vizitua përafërsisht nga 1,000 njerëz dhe i ndihmoi shumë agjencive turistike dhe operatorëve në Kosovë, që të realizojnë mundësi të reja biznesi për turizëm vendor.

Turizmi luan një rol të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve në tranzicion dhe zhvillim. Kosova e ka njohur potencialin e turizmit vendor për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Duke ndihmuar në zhvillimin e produktit potencial për sukses të turizmit alternativ në Kosovë, Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, ndihmon në fuqizimin e ekonomisë vendore përmes rritjes së të hyrave të sektorit, punësimit dhe investimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)