02 Shkurt 2023

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ecjes se Lirë në Natyrë

Prishtinë, 15 tetor -  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore, organizojnë shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes se Lirë në Natyrë”.

Manifestimi qendror do të mbahet në peizazhin e mbrojtur të natyrës ”Gërmia” dhe do të vazhdohet sipas agjendës dhe itinerarit të përcaktuar duke filluar.

Po ashtu gjatë këtij aktiviteti do të hapet po ashtu ekspozita e punimeve të nxënësve të shkollës 'Iliria' lidhur me këtë festë mjedisore

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)