17 Tetor 2021

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

Prishtinë, 15 tetor - 15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë