07 Shkurt 2023

Sezoni i pushimeve verore, do të hapet edhe pse me kujdes

Bruksel, 13 maj - Komisioneri Europian për çështjet Ekonomike Paolo Gentiloni këmbënguli se këtë vit, sezoni i pushimeve verore, do të hapet edhe pse me kujdes.

“Patjetër që do të kemi një sezon turistik gjatë verës, vetëm se me masa dhe kufizime të sigurisë,” i tha ai gazetës Süddeutsche Zeitung. Komisioni planifikon që të publikojë shumë shpejt udhëzimet për heqjen e kontrolleve kufitare brenda bllokut. Sipas një drafti të tij, ideja është që kufizimet kufitare së pari duhet të ngrihen mes zonave që kanë më pak raste, duke shmangur diskriminimin në bazë kombësie.

KE-ja gjithashtu do të rekomandojë masa mbrojtëse të tilla si distancimin fizik në hotele, restorante dhe transport. Ministri i Brendshëm Federal gjerman Horst Seehofer, urdhëroi javën e kaluar zgjatjen e kontrolleve kufitare me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën deri të premten.

Vetëm personat me një arsye të vlefshme mund të kalojnë. Kryeministri i landit të Rhein-Westfalisë, Armin Laschet, po bën thirrje qe pas të premtes, kontrollet në kufi të marrin fund. “Më dhemb shpirti kur shoh që pengesat në Europë janë rikthyer përsëri,” tha ai për Süddeutsche Zeitung.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)