20 Shtator 2021

Pamje dramatike nga Turqia si pasoj e zjarreve, hotelet mbyllin dyert dhe turistët evakohen

Bodrum, 2 gusht - Të tjera pamje dramatike vijnë nga Turqia e cila vijon betejën e saj me flakët vdekje prurëse që kanë shpërthyer në të gjithë vendin duke detyruar turistët të largohen dhe qielli është bërë i kuq.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë.

Deri tani raportohen për 8 të vdekur.

Hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët dhe rezidentët lokalë janë evakuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga falkët të cilët u afruan bregut.

"Kemi parë zjarre por kurrë kështu" thotë një turiste ndërsa po evakuohet me të tjerët.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim. Ndërkohë një person është ndaluar si zjarrvënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)