03 Shkurt 2023

OAK kërkon të ulet në 5% TVSH në turizëm dhe ushqim

Prishtinë, 15 qershor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me kërkesë të bizneseve anëtare i është drejtuar me një kërkesë Kryenministrit Hoti, dhe institucioneve relevante për uljen e TVSH-së në 5 % për sektorin e turizmit dhe ushqimit.

Kjo është kërkesë e vazhdueshme që OAK është duke e bërë por që nevoja tani është edhe më e madhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe vështirësive që ka shkaktuar pandemia tek këta sektor, duke qenë ndër më të prekurit e kësaj periudhe, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Një stimulim i tillë e sidomos tani do të ndikonte pozitivisht tek këta sektor dhe në rritjen e turizmit brenda vendit.

Lidhur me këtë OAK ka hulumtuar edhe vendet e rajonit, të cilat kanë reduktuar Tvsh-në shumë më herët,  duke përfshirë Shqiperinë në 6% që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut në 5%, Mali i Zi 7%, duke na bërë kështu vendin me tvsh-në më të lartë, thuhet në letrën e dëguar.

Duke rikujtuar që biznesi është në gjendje shumë të rënd si rrjedhojë e mospërkrahjes nga ana e shtetit e sidomos ky sektor i cili është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, OAK ka kërkuar që të përkrahet kjo iniciativë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)