07 Dhjetor 2021

Nxitet bashkëpunimi në turizëm mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gjirokastër, 24 nëntor - Përfaqësues nga 10 komuna të Kosovës po zhvillojnë takime me zyrtarët vendorë në Gjirokastër për të nxitur bashkëpunimin në sektorët e planifikimit urban, turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

Të dy vendet kanë pak bashkëpunim deri tani në niveli vendor. “Synimi është që të nxitet bashkëpunimi në nivele teknike”, thotë për Zërin e Amerikës, Enes Toska, këshilltar kombëtar i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) që e ka mbështetur këtë nismë.

“Një prej qëllimeve krysore të kësaj vizite studimore është ofrimi i një platforme të bashkëpunimit mes zyrtarëve të bashkive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku sot i kemi mbi 10 komuna nga Kosova të pranishme dhe që përfaqësojnë departamentet e planfikimit hapësinor, turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Është një lloj shkëmbimi me zyrtarët, me institucionet e Gjirokastrës, qofshin të nivelit qendror, po ashtu edhe nga niveli i bashkisë dhe kjo pason vizita të tilla studimore në Bashkitë e Tiranës dhe Beratit", thotë ai.

Zoti Toska thotë se niveli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ketë më shumë punë të përbashkëta dhe të kapërcehet faza deklarative.

“Edhe pse kemi bashkëpunime deklarative nuk kemi bashkëpunim thelbësor në aspekt të punës së përbashkët. Fatkeqësisht në nivel vendor ne nuk kemi arritur stadin e punëve dhe projekteve të përbashkëta Kosovë- Shqipëri që të kemi impakt më të madh qoftë në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetet historike që kemi. Ta kalojmë këtë fazën deklarative qofshin të ministrave apo të zyrtarëve të lartë komunalë por të krijojmë grupe punuese, t`i ftojmë profesionistë siç i kemi sot në Gjirokastër arkitektët, urbanistët, zyrtarët që merren direkt me turizëm. Në momentin kur ky nivel i përfaqësimit do jetë i anagzhuar në projekte të përbashkëta do kemi rezultate të prekshme", thotë zoti Toska.

Dalon Kulludra nga Drejtoria e Turizmit në Gjakovë thotë se me Gjirokastrën është tashmë një bashkëpunim i qëndrueshëm në në fushën e artizanatit,por që ka nevojë të zgjerohet.

"Ne si komunë e Gjakovës prej shumë vitesh me radhë kemi një bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës ku grupi i artizanëve nga Gjakova vjen në Gjirokastër në panairin tradicional të trashëgimisë. Por kjo nuk është e mjaftueshme pasi duhet të jetë një bashkëpunim edhe më i thellë në projekte konkrete që mund të prekin zhvillimin ekonomik permes turizmit dhe trashëgimisë kulturore", thotë Dalon Kulludra.

Zoti Kulludra thotë se konkretisht në fushën e turizmit kulturor dhe natyror mund të punohet bashkarisht nga shumë njësi vendore të të dy vendeve që kanë potenciale kulturore dhe natyrore.

Ndërsa Sherife Çengaj, nga Drejtoria e Turizmit të Prizrenit thotë se bashkëpunimi në nivele specialistësh mes Kosovës dhe Shqipërisë është mjaft i dobishëm.

"Shkëmbimi i përvojës mes qyteteve historike është mjaft i rëndësishëm. Të mësojmë ne si keni mundur të hyni në UNESCO, si e promovoni qytetin tuaj, si duhet ta ruajmë, si ta menaxhojmë çdo monument kulturor, historik dhe me vlerat e tjera që mbart", thotë ajo.

Zonja Çengaj,thotë se të dy qytetet historike Prizreni dhe Gjirokastra duhet të hedhin hapa në binjakëzimin dhe të nxisin më shumë turizmin kulturor dhe historik.

Nënkretarja e Bashkisë së Gjirokastrës Jorida Muho dhe përfaqësuesi i Fondacionit Gjirokastra, Sadi Petrela i kanë njohur përfaqësuesit nga Kosova me disa nga mundësitë për të punuar së bashku sidomos në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

Destinacionet turistike shqiptare sidomos bregdetare kanë qenë të preferuarat e turistëve nga Kosova në periudhën e pandemisë.

Të dhënat zyrtare flasin se nga Janar në Tetor të këtij viti prurjet turistike u dyfishuan në 2 milonë e 470 mijë nga 1 milionë e 223 mijë shtetas nga Kosova që hynë në Shqipëri nga Janari deri në Tetor të vitit 2020.

/VOA/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)