30 Nëntor 2022

Ngrohja globale rrezikon ekzistencën e ishujve Maldive

Maldive, 6 nëntor - Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, është shprehur së fundmi Ministrja e Mjedisit të atij vendi.

Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Kombet e Bashkuara do të mblidhen më 6 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar ndryshimet klimatike.

Ekuipazhi i anijes “RV Odyssey” po eksploron pjesë të oqeanit të panjohura më parë për syrin e njeriut. Në bordin e anijes ndodhet një ekip shkencëtarësh nga “Misioni Nekton” me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, istitut që merret me shkencat detare. Ata po mbledhin të dhëna për gjallesat detare që nga sipërfaqja e detit e deri në 1000 metra thellësi dhe do të vlerësojnë gjendjen e oqeanit. Oliver Steeds drejton Misionin Nekton.

“Qëllimi i misionit në Maldive është për të bërë studimin e parë sistematik nga sipërfaqja deri në rreth 1000 metra. Dimë shumë pak se çfarë gjallesash jetojnë në Maldive në thellësinë 30 metra e më tutje”.

Shkencëtarët do të përdorin mjete zhytëse, sisteme kamerash dhe sensorë nënujorë për të zbuluar se çfarë fshihet në thellësitë e oqeanit.

“99% e sipërfaqes së Maldiveve mbulohet nga oqeani. Ky vend është në vijën e parë të krizës klimatike, pavarësisht se njerëzit e atij vendi kanë ndikuar shumë pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike. Niveli i oqeanit po rritet dhe fillimisht vende si Maldivet do të ndikohen”, thotë Oliver Steeds, drejtues i Misionit Nekton.

Maldivet janë një shtet që përbëhet nga pothuajse 1,200 ishuj të shpërndarë në një sipërfaqe prej 90,000 kilometra katrorë të oqeanit. Ishujt koralorë formojnë 26 unaza, çka i japin veçoritë tërheqëse atij vendi.

“Nga perspektiva shkencore, qëllimi i misionit është të eksplorojë dhe të mbledhë të dhëna që nuk janë mbledhur më parë në Maldive”, thotë Sheena Talma, shkencëtare e Misionit Nekton.

Të dhënat e mbledhura nga misioni do të ndihmojnë qeverinë për të hartuar politika të nevojshme lidhur me veprimet që duhet të merren për të mbrojtur Maldivet dhe ekosistemet e saj të çmuara.

Ishujt Maldive janë mesatarisht 1.5 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë se ndryshimet klimatike paraqesin rrezik të madh për atë vend.

“Lartësia 1.5 metra mbi nivelin e detit dhe rritja e temperaturës me 2 gradë Celsius do të thotë dënim me vdekje për Maldivet dhe për shumë vende të tjera të vogla ishullore. Kriza klimatike përbën gjënë më të rëndësishme për civilizimin dhe është problemi i vetëm më i madh i gjeneratës tonë. Jemi gjenerata e fundit që mund të bëjmë një ndryshim”, thotë Shauna Aminath, Ministre e Mjedisit në Maldive.

Ujërat e cekëta rreth ishujve Maldive janë strehë e mijëra gjallesave detare, si peshku ton, peshkaqenë, breshka deti dhe ngjala.

Një valë e nxehtë e Oqeanit Indian në vitin 1998 i rriti temperaturat e ujit me 4 deri 6 gradë Celsius, duke shkatërruar koralet. U deshën më shumë se 15 vjet që shkëmbinjtë koralorë të ripërtëriheshin. Një tjetër event goditi koralet në vitin 2016.

Këto valë të nxehti pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të fuqishme çka do të thotë se një ditë ky habitat mund të mos jetë në gjendje të rikuperohet.

Humbja e shkëmbinjëve koralorë së bashku me gjallesat që jetojnë në to do të ishte katastrofale për Maldivet. Sipas të dhënave zyrtare, 71 për qind e popullsisë varet tek oqeani si burimi kryesor i jetesës.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë premtime për uljen e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një faktor i rëndësishëm që nxit ndryshimin e klimës. Synimi është kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius. Kritikët thonë se angazhimet botërore nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa të mbrojnë shtetet e cenuara si Maldivet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)