26 Prill 2024

Mbërrin anija e parë turistike në Turqi për sezonin 2019

Kusadasi, 19 shkurt - Anija “Black Watch” me flamur të Ishujve Bahama është ankoruar në portin “Ege Port” të qytezës bregdetare Kusadasi në kuadër të një turneu botëror që përfshin ndalesa në 22 vende dhe 35 porte. 

E nisur nga porti Southampton i Anglisë me 550 udhëtarë në bord për një turne botëror anija “Black Watch” me flamur të Ishujve Bahama është ankoruar paraditen e të hënës në portin “Ege Port” të qytezës bregdetare Kusadasi. Anija ka në plan të vizitojë 22 vende dhe 35 porte.

Në kuadër të programit turistët që zbritën nga anija, shumica anglezë, vizituan vendet turistike si: qyteti antik i Efesit, Shtëpia e Shën-Mërisë, vendbanimet antike në Didim, Milet si dhe vende të tjera historike.

Administratori i portit “Ege Port” në Kusadasi, Aziz Gyngër (Güngör) tha se kroçera “Black Wacth” ka nisur një turne botëror 107-ditësh.

“Në orët e para të mëngjesit anija turistike u ankorua në portin tonë me 550 pasagjerë, shumica anglezë, dhe stafin e saj 372 vetë. Anija do të qëndrojë në portin tonë deri në orën 20:00, pastaj do të niset për në Napoli të Italisë”,- sqaroi zoti Gyngër.

Drejtori i portit u shpreh optimist për turizmin e kroçerave në sezonin e 2019-s.

“Ne si port i Kusadasisë presim të kemi një rritje të madhe këtë sezon. Rritja do të jetë 50% në krahasim me vitin e kaluar. Drejt Kusadasisë do të lundrojnë 35 anije të mëdha amerikane”,- u shpreh administratori i portit, Aziz Gyngër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)