20 Prill 2024

Mbahet aksion për pastrimin rreth liqenit “Batllava” në Orllan

Orllan, 28 prill - OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” , së bashku me banoret e Orllanit organizojnë aksion për pastrimin rreth liqenit “Batllava” në Orllan me moton “Ta Pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin , shtëpinë ton të përbashkët”.

Orllani shtrihet pran  Liqenit "Batllava" nga i cili furnizohet gjysma e Kosovës me ujë për pije, andaj kjo i shton  rendësi të veçante pastrimit rreth Liqenit dhe Orllanit i cili është  atraksion turistik që  s'po mirëmbahet.

 Të ftuar në mbështetje të aksionit janë: Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj, Kryetari I komunës së Podujevës, Agim Veliu. Kryeshefi ekzekutiv KRU Prishtina Ilir Abdullahu, Shkolla e Mesme e Lartë-Gjimnazi "Aleksandër Xhuvani" - paralelet e ndara ne Orllan, Përfaqësues të OJQ-ve në nivel lokal dhe qendror, Shoqata te peshkatarëve, banor të Orllanit dhe vizitor të ndryshem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)