29 Mars 2024

Maqedoni, Mbi 60 për qind e qytertarëve nuk kanë para për pushim

Bruksel, 12 mars - Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vitin e kaluar nuk kanë shkuar në pushim vjetor për shkak të arsyeve financiare.

Këtë e tregoi hulumtimi më i ri i Eurobarometër, sipas të cilit, vitin e kaluar 65 për qind e bullgarëve nuk kanë pasur para për të shkuar në pushim, njëjtë si edhe 62 për qind të rumunëve dhe nga 61 për qind të qytetarëve të Maqedonisë dhe Hungarisë.

Hulumtimi ka treguar se 69 për qind e evropianëve vitin e kaluar kanë udhëtuar së paku një herë për arsye private apo afariste. Arsyeja më e shpeshtë për udhëtim kanë qenë pushimi dhe rekreimi (37 për qind), dëshira për të qenë në diell dhe plazh (19 për qind) dhe vizita e farefisit dhe miqve (17 për qind).

Prej atyre që kanë qenë në pushim thuajse gjysma kanë udhëtuar me automobil apo me motor, ndërsa një e treta me aeroplan. Po ashtu, gjysma e turistëve udhëtimet i kanë organizuar vetë, ndërsa 13 për qind këtë ia kanë lënë agjencisë turistike.

Rreth 40 për qind e evropianëve konsiderojnë se do të duhej të kursejnë mjete plotësuese për të udhëtuar në pushim vjetor gjatë këtij viti, përderisa dhjetë për qind, kanë thënë se janë hasur në vështirësi serioze financiare, të cilat do të ndikojnë në planet e tyre për udhëtim, tregoi hulumtimi i Eurobarometër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)