31 Janar 2023

Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Tiranë, 27 janar - Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro deklaroi sot se Këshilli i Ministrave vendosi përditësimin e të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim i zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, që nga monumentet e kulturës, monumentet e natyrës dhe parqet kombëtare.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se “një punë shumë e gjatë e kryer nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, që prej më shumë se dy vitesh ka punuar në terren për të bërë një përditësim të të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura të gjitha kategorive që nga monumente e kulturës, monumentet e natyrë, parqet kombëtare apo rezervatet, duke pasqyruar në këtë rishikim gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit ku shpeshherë nuk janë pasur parasysh kriteret mbrojtëse, nuk janë respektuar këto koordinata dhe kishim një mospërputhje të realitetit me ndryshimet që kanë ndodhur qoftë për shkaqe urbanistike, demografike, natyrore në territor me listën e monumenteve të natyrës apo zonat e mbrojtura”.

Kumbaro shtoi se ky proces pasi ka kaluar në të gjithë institucionet publike por dhe bashkitë, pas miratimit të Këshillit Kombëtarë të Territorit në 2020 u përfundua me të gjitha saktësimin dhe harta përkatëse në dy vendimet e sotme.

Ajo tha se u shpallën zona të reja Park Natyror lumi i Vjosës, lumi i Shalës, Alpet e Shqipërisë dhe Munella.

“Jemi gati duke bërë edhe dy vendime të tjera që do të procedohen më tej. Me këtë proces rishikimi kemi jo vetëm përditësim të atyre çfarë kishim, por kemi shpallje të reja, siç është lumi i Vjosës."

"Aq shumë i debatuar, dua të them se është një kontribut i përbashkët i shumë aktorëve. Apo siç është lumi i Shalës, lugina. Pra në kështu shkojmë me dy zona të reja të mbrojtura në nivelin Park Natyror, çfarë na jep mundësinë të bëjmë një planifikim më të mirë dhe një organizim më të mirë të aktiviteteve turistike ekonomike që mund të zhvillohen."

"Kemi një lajm të mirë, që shpallja me këtë vendim e parkut Alpet e Shqipërisë ku kemi një organizim të disa hapësirave të copëzuara më parë, siç është Thethi apo lumi i Gashit apo Valbona duke i përfshirë në territor më të gjerë që shkon në 20 mijë hektarë."

"Në total nga 18 % të territorit që kishim në letra me zona të mbrojtura sot kemi 21 % të territorit dhe me dy vendimet e tjera që janë në proces verifikimi mbërrijmë në një aset kombëtare, dhe në vitin 2022 do ta përfundojmë me koordinatat. Një tjetër, Park Natyror që shpallet është dhe zona e re, Munella, me rreth 20760 hektarë”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00