26 Shtator 2021

Kryetari Bahtiri sjell trenin rekreativ në Mitrovicë

Mitrovicë, 3 gusht - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku më nënkryetarin Faruk Mujka si dhe drejtorin për Arsim, Skender Avdiu, të shoqëruar nga fëmijët e institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, kanë realizuar një xhiro me auto trenin i cili tani e tutje do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Fëmijët dhe të pranishmit e tjerë u shprehën të lumtur që Mitrovica tani posedon një tren të tillë i cili do të ofrojë një atraksion të ri në qytet, sidomos në këto ditët e bukura të verës ku qytetarët mund të shijojnë shëtitjen me tren.

Treni do të parakaloj çdo ditë nga sheshi kryesor i qytetit deri tek Liqenit Akumulues, ndërsa nisja do të bëhet çdo dy orë duke filluar nga ora 09:00.

Çmimi i biletës do të jetë 0.50 euro për person dhe mund të shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat.

Treni aktual posedon katër vagonë ndërsa varësisht nga interesimi mund të plotësohet me vagona të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)