19 Mars 2024

Komuna e Prishtinës hap aktivitetin Akull n’Verë

Prishtinë, 15 korrik - Komuna e Prishtinës do të organizojë ndezjen e dritave dhe hapjen zyrtare të aktiviteti Akull n’Verë, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht të këtij viti.

Për një muaj, Komuna do të ofrojë mundësi për freski nën qiellin e hapur të Prishtinës dhe përformanca artistike për të gjithë qytetarët, bashkatdhetarët dhe miqtë e Prishtinës.

Në hapjen e këtij aktiviteti do të performojë grupi Offchestra.  

Akull n’ Verë, përveç tjerash, ka për synim që të mbështes bizneset e vogla gastronome dhe artistët, si pasojë e dëmeve që u janë shkaktuar nga pandemia.

30 biznese janë përzgjedhur si fituese për shtëpiza për këtë aktivitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)