03 Gusht 2021

Investimet në turizëm bien për 3 trilionë dollarë për shkak të COVID-19

Gjenevë, 18 korrik - Investimet në turizëm kanë rënë për 3 trilionë dollarë në të gjithë botën në vitin 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19, bën të ditur Instituti i Forumit Botëror të Turizmit.

"Shifrat kanë rënë në 2 trilionë dollarë nga 5 trilionë dollarë në vit", tha Bulut Bagci, drejtues i institutit. Ai tha se pandemia shkaktoi humbje mbi 80 për qind në sektorin e turizmit.

Koronavirusi i ri i cili u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të gjithë botën duke shkaktuar probleme të rënda ekonomike ka prekur veçanërisht sektorët e udhëtimit dhe turizmit.

Bagci tha se ekonomitë e shumë vendeve mbështeten në turizëm dhe kjo prek direkt qindra sektorë.

Nëse gjendet vaksina ose përfundon pandemia, viti 2021 do të jetë i gatshëm për investime në sektorin e turizmit.

Ai tha se pret investime me vlerë prej 7-8 trilionë dollarë. Bagci thekson se SHBA është investitori më i madh në sektorin e turizmit, i ndjekur nga Kina, Franca, Gjermania dhe Spanja.

"Turqia hyri në këtë fushë në vitin 1983 dhe lulëzoi në vitet 2000. Ka pasur investime shumë të mira në turizëm, objektet tona janë kaq të reja", tha ai.

Sipas tij, SHBA është gjithashtu vendi i parë me 230 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi, e ndjekur nga Spanja (75 miliardë dollarë), Franca (70 miliardë dollarë) Tajlanda dhe Mbretëria e Bashkuar (të dyja 65 miliardë dollarë).

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi ishin 34.5 miliardë dollarë vitin e kaluar me 44.7 milionë vizitorë, një rritje trefish nga viti 2002, rikujton ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)